Kina kundërshton përjashtimin e Rusisë nga G20 dhe forumet e tjera ndërkombëtare

15 Nëntor 2022 | 10:52

Kina kundërshton përjashtimin e Rusisë nga G20 dhe forumet e tjera ndërkombëtare, tha sot ministri i Jashtëm kinez Wang Yi në ishullin indonezian të Balit.

Në fillim të një takimi dypalësh me Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov në margjinat e samitit të G20, ai tha se Pekini mbështet rolin e Rusisë brenda G20 dhe forumeve të tjera ndërkombëtare dhe se ai beson se askush nuk ka të drejtë të heqë të drejtën e Rusisë për të marrë pjesë në formate shumëpalëshe, raporton Interfax.

Ukraina njoftoi më parë se po kërkonte që Rusia të përjashtohej nga G20 për shkak të sulmit në atë vend.

Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi gjithashtu presidentit kinez Xi Jinping që të përpiqet të bindë presidentin rus Vladimir Putin të “kthehet në tryezën e bisedimeve”, njoftoi Pallati Elysée pas bisedimeve të Macron dhe Xi në margjinat e samitit të G20 në Bali.

Macron kërkoi që “Kina të kontribuojë për t’i përcjellë mesazhe presidentit Putin në mënyrë që të shmanget përshkallëzimi dhe të kthehet seriozisht në tryezën e bisedimeve”, tha presidenca franceze në një deklaratë të transmetuar nga BFMTV.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026