Pas takimit me Metën, ambasadori Luigi Soreca bën apel për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese

14 Shtator 2020 | 15:34

Pas apeli të ambasadores së SHBA në Tiranë të Yuri Kim, edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, u ka bërë thirrje të qartë autoriteteve shqiptare, që të punojnë për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese. Ai thotë se kjo është një kërkesë e Këshillit të Bashkimit Europian, e cila duhet përmbushur para Konferencës së parë Ndërqeveritare.

Me një shënim në “Twitter”, z. Soreca thotë se, udhëzimet e ofruara nga Komisioni i Venecias, janë të nevojshme, që autoritetet shtetërore të përfundojnë sa më parë emërimin e këtij organi kyç për sfidat e vendit.

 “Është thelbësore që të finalizohen emërimet në Gjykatën Kushtetuese. BE vazhdon të inkurajojë autoritetet shqiptare të veprojnë pa vonesë, me synimin për të rivendosur plotësisht funksionimin e Gjykatës. Kjo është një kërkesë e Konkluzioneve të Këshillit të BE-së të datës 25.3.20 dhe duhet të përmbushet para Konferencës së parë Ndërqeveritare. Opinioni i Komisionit të Venecias ofron udhëzimet e nevojshme për të gjithë autoritetet kompetente shqiptare për të përfunduar me shpejtësi emërimet. BE vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë në rrugën e saj të pranimit në BE” tha ambasadori i BE-së Luigi Soreca. 

Ky apel i ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, vjen pak çaste pasi takimit që zhvilloi me presidentin e Republikës Ilir Meta. Pak ditë më parë në një prononcim për Euronews Albania, konstitucionalisti Sokol Hazizaj, u tregua skeptik për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa listoi problemet që sipas tij e pengojnë këtë proces.

“Ata e dinë më mirë se unë, edhe Kuvendi e di më mirë se unë se enët poshtë Gjykatës Kushtetuese janë bosh. Nuk mundet dhe nuk ka se si të krijohet Gjykata Kushtetuese në këto dy muaj të ngelur. Ne do ta kemi fatin e zi që edhe në zgjedhjet që vijnë vështirë është se mund të krijohet Gjykata Kushtetuese, të tjerat pastaj janë deklarime politike”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026