Tensionet në Kosovë, Peleshi nga Korça: Vetëm dialogu mund të zgjidhë situatën
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, nga Korça ka komentuar situatën e tensionuar në Kosovë.
Peleshi është shprehur se mes Serbisë dhe Kosovës duhet të ketë dialog, ndërsa shtoi se është në të drejtë të kësaj të fundit që të kërkojë reciprocitet.
Sipas tij vetëm rruga e dialogut, do zgjidhë gjithë çështjet e vendeve tona drejt destinacionit që Ballkani Perëndimor ka, që është integrimi në strukturat euroatlantike.
“Komenti im është ai që qeveria shqiptare e ka bërë dhe publikisht, ne jemi për zgjidhjen me dialog. Natyrisht Kosova është në të drejtën e vet të kërkojë reciprocitetin, Kosova është një vend shtet i pavarur, vetëm rruga e dialogut, ai është rruga që do zgjidhë gjithë çështjet e vendeve tona drejt destinacionit që Ballkani Perëndimor ka, që është integrimi në strukturat euroatlantike.
Ne jemi 3 nga 6 vendet që gjysmën e rrugës e kemi kryer, jemi anëtare të NATO por jemi ende në procesin e integrimit të BE. Është aspiratë e të 6ve. Serbia e ka agjende të ndryshme nga ne përsa i përket anëtarësimit të NATO por gjithë vendet e tjera rrugën drejt NATOS e kanë destinacion. Kemi disa vite që dialogu që është një proces që po ndodh dhe nuk është një apel që i përket së ardhmes.
Po ndodh, është mirë që gjithë arritjet të mbahen e ndërtohen mbi to”- ka theksuar Niko Peleshi.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West