‘Porti, biznes pallatesh’, Vasili: 65 mln € investim fillestar, ia del dhe shqiptari

15 Nëntor 2022 | 17:40

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, e ka konsideruar aferë korruptive investimet që do të bëhen për Portin e Durrësit.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se ka nisur shitja e apartamenteve ndërkohë që ende nuk ka përfunduar asgjë.

Sipas tij do të ndërtohen rreth 13 mijë apartamente, dy hotele me nga 800 dhoma dhe një marinë me 200 vende.

“Nuk bëhet fjalë për një dritë hije por bëhet fjalë për një aferë në kuptimin e plotë të fjalës. A ju bën përshtypje shitja e apartamenteve në ajër ndërkohë që nuk është përfunduar asgjë. Shteti falë qindra mijëra katror. Kjo aferë do të prodhojë 12 mijë e 500 e ca apartamente, dy hotele me 800 dhoma që janë shumë larg investimit strategjik, dhe një marinë me 200 vende parkimi jahtesh që padiskutim që hynë te marinat e vogla”- u shpreh ai.

Më tej ai tha se investimi fillestar në këtë port do të jetë 65 milionë euro që sipas tij nëse do të hapej gara mund ta fitonte dhe një biznesmen shqiptar.

“BE ka thënë  se për investime të tilla duhet të ketë një garë të hapur për të gjithë biznesmenët. Investimi fillestar për një investim të tillë është 112 milionë euro. Këta janë gënjeshtarë. Kompanitë që fshihet pas këtij investimi janë ofshore”- theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026