Tensionet në Kosovë, Peleshi nga Korça: Vetëm dialogu mund të zgjidhë situatën

15 Nëntor 2022 | 16:59

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, nga Korça ka komentuar situatën e tensionuar në Kosovë.

Peleshi është shprehur se mes Serbisë dhe Kosovës duhet të ketë dialog, ndërsa shtoi se është në të drejtë të kësaj të fundit që të kërkojë reciprocitet.

Sipas tij vetëm rruga e dialogut, do zgjidhë gjithë çështjet e vendeve tona drejt destinacionit që Ballkani Perëndimor ka, që është integrimi në strukturat euroatlantike.

“Komenti im është ai që qeveria shqiptare e ka bërë dhe publikisht, ne jemi për zgjidhjen me dialog. Natyrisht Kosova është në të drejtën e vet të kërkojë reciprocitetin, Kosova është një vend shtet i pavarur, vetëm rruga e dialogut, ai është rruga që do zgjidhë gjithë çështjet e vendeve tona drejt destinacionit që Ballkani Perëndimor ka, që është integrimi në strukturat euroatlantike.

Ne jemi 3 nga 6 vendet që gjysmën e rrugës e kemi kryer, jemi anëtare të NATO por jemi ende në procesin e integrimit të BE. Është aspiratë e të 6ve. Serbia e ka agjende të ndryshme nga ne përsa i përket anëtarësimit të NATO por gjithë vendet e tjera rrugën drejt NATOS e  kanë destinacion. Kemi disa vite që dialogu që është një proces që po ndodh dhe nuk është një apel që i përket së ardhmes.

Po ndodh, është mirë që gjithë arritjet të mbahen e ndërtohen mbi to”- ka theksuar Niko Peleshi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026