“Vendi është sulmuar dy herë”, Murrizi: Këtu dinë sa lekë e ble bukën, s’ka sekrete
Politikani Myslim Murrizi është shprehur se Shqipëria është sulmuar dy herë , njëherë nga patronazhistët dhe njëherë nga hakerat iranianë.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Murrizi theksoi se shqiptarët paguajnë taksa për një shërbim që nuk ka drejtues, ndërsa shtoi se në shtetin tonë nuk ka më sekrete pasi ish-agjentët që kanë qenë në kupolën drejtuese të shërbimit dinë çdo gjë për qytetarët shqiptarë.
“Ne jemi sulmuar dy herë, njëherë nga patronazhistët dhe njëherë nga hakerat iranianë. Ne sot kemi 5 muaj pa drejtor shërbimi. Unë nuk besoj se shqiptarët paguajnë taksa për një shërbim që nuk ka drejtues. Kemi një shërbim që nuk ka kokë. Unë besoj se para iranianëve ish-agjentët që i kemi në kupolën drejtuese të shërbimit. Ça është e lehtë këtu nga këta që ka dalë deri tani. Pse ajo që të ndjekin për kë voton ti, sa tokë bujqësore ke, sa kalamaj ke , ku e blenë bukën, është e vogël?”- u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta