Ekzekutimi në Rrogozhinë, autorët futën në kurth 33-vjeçarin para shtëpisë

15 Shtator 2020 | 15:00

Një 33-vjeçar u ekzekutua më armë zjarri teksa po kthehej në banesën e tij në Rrogozhinë. Autorët e zunë në pritë ndërsa shkak i ngjarjes dyshohet e kaluara e viktimës jashtë vendit, që lidhet me trafikun e drogës.

Autorët ishin fshehur pas një muri. Ata dyshohet se ishin ne ndjekje të viktimës i cili para se të kthehej në banesë kishte qenë duke konsumuar një kafe pranë zonës ku ndodhi vrasja.

Sipas burimeve nga policia për të ndaluar automjetin, autorët kishin vendosur në rrugë një pirg me drunjë duke e zënë në befasi 33-vjeçarin Klevis Kapllani.

Në vendngjarje hetuesit gjetën edhe një pistoletë e cila nuk dihet ende nëse i përkiste viktimës apo është lënë nga autorët. Nisur edhe nga deklarimet e banorëve se nuk kanë dëgjuar të shtëna, policia dyshon se për ekzekutimin është përdorur një armë me silenciator.

Trupi i pajetë i 33-vjeçarit në automjetin e tij u gjet herët në mëngjes nga një banor i zonës por hetuesit besojnë se vrasja ka ndodhur pak pas mesnatës. Klevis Kapllani kishte rreth 2 vite që ishte kthyer nga Italia dhe së fundmi ishte bërë edhe baba ndërkohë që merrej me aktivitet bujqësor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026