Valë raketash mbi Ukrainë, Kievi pa energji
Rusia rifilloi të martën bombardimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Disa dhjetëra raketa dëmtuan rëndë rrjetin elektrik, por goditën edhe godina të banuara duke vrarë të paktën një person.
Lajmin e konfirmoi kryebashkiaku i Kievit, Vitaly Klitschko, i cili saktësoi se gjysma e qytetit ka mbetur pa elektricitet.
Por situata është kritike edhe në nivel kombëtar, pasi nga sulmet janë goditur qytete të shumta në mbarë vendin.
Sulmet vijnë një ditë pasi presidenti Zelensky vizitoi Khersonin e çliruar, kryeqytetin e vetëm rajonal që rusët mundën të pushtonin në fazat e para të agresionit.
Në një postim në Twitter, ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba deklaroi se këto bombardime tregojnë se Moska nuk është e interesuar për paqe.
Kuleba e ka akuzuar Moskën se i është rikthyer strategjisë së terrorit për t’i bërë kontrast vrullit ukrainas.
Zhurmat shurdhuese të bombave në shumë qytete ukrainase ranë ndesh me qetësinë në qytezën Nova Kakhovka, e pushtuar nga rusët. Autoritetet lokale të caktuara nga Kremlini evakuuan të martën popullsinë përballë avancimit të trupave ukrainase.
Ndërkohë, Moska zyrtare vazhdon të japë versionin e saj të luftës; sipas saj, gjithçka po shkon sipas planit dhe trupat ruse kanë avancuar në provincën e Donjeckut, ndërsa lokaliteti Pavlivka është tërësisht i çliruar nga regjimi ukrainas.
Por në Kherson situata është ndryshe. Tërheqja e trupave ruse u ka lejuar familjeve të ndara nga lufta të bashkohen sërish.
Konflikti nuk ka mbaruar, por për këta ukrainas çdo puthje dhe përqafim në territorin e çliruar ka shijen e fitores.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.