Segmenti rrugor Shkup-Bllacë, biznesmeni Nazmi Ejupi: Janë pjekur kushtet për të filluar nga puna
Biznesmeni nga Maqedonia e Veriut, Nazmi Ejupi tha për Euronews Albania se mungesa e infrastrukturës është faktor kryesor që ul rendimentin e biznesit.
Teksa iu referua segmenti Shkup-Bllacë ai tha se kjo rrugë sjell shumë vështirësi në ecurinë e biznesit, sepse koha e transportit është shumë e madhe dhe nëse bëhen investimet e duhura do të rriten dhe mundësitë për biznes.
“Fajtorët e vërtetë nuk mund t’i gjejmë, megjithatë këtë punë e ka në dorë shteti, përkatësisht qeveria e cila shpresoj se në këtë mandat, pavarësisht përfshirjes në situatën me COVID, janë pjekur kushtet për të filluar nga puna”, – tha biznesmeni Nazmi Ejupi.
Ky segment rruge lidh jo vetëm Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe Shqipërinë falë pikës kufitare të Qafë Thanës, që sipas Nazmi Ejupit do të jetë një segment rrugor që mund të shfrytëzohet për transportin e mallrave në gjithë Ballkanin Perëndimor.
I pyetur nëse neglizhenca në përfundimin e këtij projekti lidhet me mungesat financiare të qeverisë, biznesmeni tha se nuk mendonte të ishin financat e dobëta problemi.
“Pjesa nga Prishtina në Bllacë është përfunduar dhe na ka lehtësuar shumë punë”, – tha z. Ejupi, teksa theksoi se premtimet janë bërë herë pas here edhe për pjesën tjetër, kështu që nuk mund të jenë faktorët ekonomikë ato që po shtyjnë përfundimin e procesit.
“Madje 2 km të rrugës janë premtuar të fillojnë që vitin e kaluar”, – shtoi biznesmeni. Ai nënvizoi se fakti që këtë herë financat janë në dorë të shqiptarëve, nuk mund të ndikojë në ecurinë e punës.
“Investimet kapitale nuk bëhen drejtpërsëdrejti nga një ministër ato janë planifikime qeveritare, – përfundoi Ejupi.
Lexoni gjithashtu:
12 kilometrat që ndajnë shtetet, Shkup-Bllacë vonon daljen e maqedonasve në Kosovë dhe Shqipëri
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta