‘Sudja i përket PD’, Balluku i kthehet Bushatit: S’ka ujë që ju lan nga e shkuara
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka debatuar me deputetin e PD Helidon Bushati në komisioni e Veprimtarisë Prodhuese ku po diskutohet projektligji i portit të Durrës.
Balluku replikoi më Bushatin që më herët kishte përmendur firmat piramidale dhe Suden në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, duke i kujtuar se fenomeni ‘Sude’ lidhet me PD, që sipas saj është përgjegjëse për 3 mijë viktima në ‘97.
“Nëse përmend fenomenin Sude në këtë tryezë do detyrohem të them se fenomen ‘Sude’ i përket partisë suaj, atë e keni shpikur ju dhe nuk e di se ka pasur ndonjë replikim në botë se do guxim shumë të madh të marrësh një vend të sapo dalë nga diktatura dhe të bësh çorap një vend të tërë. Dhe më tepër fenomeni i Sudeve i kushtuan këtij vendi 3 mijë viktima, e futën këtë vend në luftë civile, i shkatërruan faqen këtij vendi për dekada, që mund të themi tashmë s’mban ndonjë ndërkombëtar mend që këtu ka pasur një 97 që erdhën si rezultat i Sudeve tuaja. Nuk mund të mbajmë në prehër atë që keni bërë. S’do ketë kurrë ujë që t’ju lajë nga historitë e Sudes dhe të shkuarës suaj”, tha Balluku.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)