‘Të kam falur’, Balluku i kthehet Bushatit në komision: Flisni për projekte 3D
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka debatuar me deputetin e PD Helidon Bushati në komisioni e Veprimtarisë Prodhuese ku po diskutohet projektligji i portit të Durrës.
Balluku i ka tërhequr vëmendjen Bushatit, i cili ka ndërhyrë në momentin që ajo ka marrë fjalën.
“Shiko ça bën tani s’ka lezet”, iu drejtua Balluku deputetit të PD dhe ndërsa ky i fundit i kërkoi ndjesë, ministrja iu përgjigj me të qeshur: ‘të kam falur’.
Balluku i cilësoi pa vend deklaratat e opozitës që sipas saj prej 4 vjetësh flasin për investime dhe projekte 3D, ndërsa numëroi disa nga projektet e finalizuara nga qeveria.
“Kam 4 vite që ju dëgjoj të flisni për investime në letër dhe 3D. Folët për aeroportin e Kukësit dhe e patë që është i vërtetë, folët për 3D të aeroportit të Vlorës dhe ja ku janë punimet. Ne këtu jemi, kemi plan të rrimë edhe gjatë akoma. Këto projektet tona janë më të vërteta se kurrë. Tuneli i Llogarasë është 5 kilometër vetëm një vit nga nisja e punimeve. Këtu do jemi, që ta shohim si do zhvillohet Durrësi”, tha Balluku.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës