Cili do ishte trajneri ideal për Kombëtaren? Flet Ansi Agolli

16 Nëntor 2022 | 16:50

Ish-futbollisti i Kombëtares, Ansi Agolli thotë se trajneri ideal, do të ishte ai i cili do e dërgonte ekipin kuqezi në kampionatin e ardhshëm evropian.

Në një intervistë për Euronews Albania, Agolli u shpreh se është e rëndësishme që Kombëtarja të ketë një trajner me eksperiencë dhe që punon mirë taktikisht.

“Trajneri ideal është ai që e çon ekipin në Evropianin e ardhshëm. Që të kesh sukes, duhen shumë komponentë dhe një nga komponentët kryesorë është trjaneri. Rruga më e mirë është që të kemi një trajner të mirë, të punojë taktikisht, të punojë sidomos me video.

Është një specifik tjetër të jesh trajner i Kombëtares, duhet trajner me eksperiencë. Ndoshta, këto vitet e fundit ka influencuar me këto trajnerë që janë pak të mëdhenj në moshë, por që kanë eksperiencë”, theksoi ai.

40-vjeçari, Ansi Agolli aktualisht aktivizohet me skuadrën e New York Cosmos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023