‘Plan grabitjeje’, Endrit Shabani: Skandali në Portin e ri të Durrësit
Kryetari i Nismës Thurje, Endrit Shabani e konsideron një plan grabitjeje dhe jo biznesi, atë për Portin e ri Turistik të Durrësit.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Shabani u shpreh se toka publike po i falet një kompanie pa garë.
Sipas tij, ky projekt do të sjellë një përplasje me Bashkimin Evropian, për shkak se shkel marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit.
“Është e njëjta skemë që është bërë me Teatrin Kombëtar. Nuk po thotë njeri që a duhet ndërtuar një port i dytë, problemi është pse duhet t’i falim ne tokë publike, një firme, apo një personi pa konkurs, pa qenë e qartë se çfarë fiton shteti shqiptar dhe me një nxitim të jashtëzakonshëm.
Është plan grabitjeje, vjedhjeje. Hajduti merr diçka që nuk i takon dhe këta sillen si hajdutë, pra e marrin tokën publike, pronarë jemi ne, ndërtojmë pallate aty. Pse duhet ta lëvizim portin që t’ia japim këtyre që të ndërtojnë pallate?”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar