Lakatari për përdhunuesit: Të varet apo të vdesë? Lërini këto histerizma
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të martës në Tiranë, ku një 55-vjeçar i identifikuar si Astrit Terolli ka përdhunuar një 11-vjeçare.
Aktivistja Zhaklin Lakatari tha për “Good morning Albanians” se komuniteti nuk mund të reagojë për të tilla çështje me histerizma që kërkojnë varjen apo vdekjen e autorit.
“Dhuna nuk zhbëhet me dhunë. Komuniteti duhet të fillojë të kuptojë që ky vend ka nevojë për ca strategji edukimi, informimi, vetëdijësimi, edukimi seksual, parandalimi të këtyre rasteve. Ne nuk mund të qajmë dhe të themi obobo, prit, duhet të parandalojmë,” – u shpreh Lakatari.
Sipas saj duhet marrë në konsideratë se si trajtohen në botë të tilla raste.
Lakatari thotë se reagimet që kërkojnë vdekjen e autorëve të krimeve të tilla janë dëshmi e mungesës së inteligjencës emocionale në Shqipëri.
55-vjeçari ka shkuar për vizitë te shtëpia e shoku ku ka gjetur vetëm 11-vjeçaren ku dhe e ka përdhunuar.
Terolli ka qenë shok me babanë e vajzës së mitur.
Denoncimi në polici është bërë nga familja e të miturës, ndërsa akti i kryer nga 55-vjeçari është vërtetuar pas ekspertizës mjeko-ligjore.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet