‘S’është zeje që e bën kushdo’, Enkel Demi komenton politikanët që po bëhen gazetarë
Gazetari dhe shkrimtari Enkel Demi komentoi në një intervistë për Euronews Albania fenomenin e politikanëve që bëhen gazetarë.
Demi u shpreh se të kalosh nga gazetaria në shkrimtari është një gjë shumë e lehtë, pasi janë dy fusha që kanë shumë lidhje me njëra-tjetrën, ndërsa theksoi se me hapjen e rrjeteve sociale gazetarinë është duke e bërë kushdo.
Sipas Demit, dëshira për kontakt me publikun është e madhe ndaj nuk është për t’u çuditur prirja e politikanëve drejt gazetarisë
“Të kalosh nga gazetaria në shkrimtari është gjë e lehtë; Markez një nga librat më të mirë e ka nga një kronikë e shkruar në gazetë. Sa i përket të tjerëve që bëjnë gazetari, joshja është e madhe, dëshira për kontakt me publikun është e madhe. Por gazetaria nuk është zeje që mund ta bëjë kushdo, është profesion. Sot për fat të keq me hapjen e rrjeteve sociale, ‘budallai i lagjes’ ia thotë mendimi të gjithëve. Sa i përket politikanëve që bëhen gazetarë s’kemi pse të çuditemi apo xhelozohemi, le ta bëjë, secili duhet të mësojë nga gabimet e veta”, tha Demi.
LEXONI GJITHASHTU:
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
- 10:02 E rëndë në Tiranë, punonjësi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit
- 09:55 Protestat, Rama: Po anulohen rezervimet nga turistët, ka një frymë fashiste që nuk pranon mendimin kundër
- 09:21 Kupa e Botës 2026, Turqia mposhtet nga Australia
- 09:06 Trump: Marrëveshja me Iranin nënshkruhet sot. Teherani nuk konfirmon afatin kohor
- 08:51 Kupa e Botës 2026, Vetëm një pikë për Brazilin nga ndeshja me Marokun
- 08:47 Zgjedhjet në Kosovë, vota e Diasporës i shton edhe një mandat Vetëvendosjes, AAK humb një