Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

2 Qershor 2026 | 10:48

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme dhe dy ditët në vijim do të jenë me kthjellime dhe vranësira.

Sipas meteorologes, ditën e enjte do të ketë reshje shiu, ndërsa gjatë fundjavës do të ketë një përmirësim të motit.

Ndërkohë, sa i përket temperaturave, ditën e sotme ato do të shkojnë deri në 33 gradë Celsius, ndërsa të mërkurën 34 gradë Celsius.

“Sot, nesër, po edhe ditën e enjte do kemi kthjellime, do jenë vranësirat prezente. Po shtohet gradualisht edhe lagështira në ajër, duke bërë që sot të kemi reshje të pakta në skajin verior.

Dita e mërkurë do ketë kryesisht veri-verilindja, zona të izoluara në qendër. Dhe ditën e enjte presim që, të paktën në orët e para të mëngjesit, pasi reshjet fillojnë që të mërkurën gjatë natës, do të kemi rrebeshe në veri. Do kemi reshje edhe në qendër, kryesisht edhe në kryeqytet.

Përmirësohet ndjeshëm moti pasditen e së enjtes dhe më pas të premten, dhe përgjatë gjithë fundjavës do kemi përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike duke na rikthyer diellin. Dhe më së shumti në zonat e bregdetit dhe zonat e ulëta kthjellimet, dhe vranësira të lehta në zonat malore.

Sot do të ketë një freskim të lehtë të motit. Presim që maksimumi sot të ngjitet në 33°. Do të jetë dita e mërkurë e cila do të shënojë 34°. Dita e enjte do të sjellë freskim në mesditë me të paktën dy apo tre gradë; kjo edhe për shkak të prezencës së vranësirave dhe reshjeve.

Dhe duke filluar nga e premtja dhe në fundjavë presim temperatura mjaft të larta. Presim që në fundjavë, të dielën, të ngjitet në 35 apo 36°, duke bërë që fundjava dhe java tjetër të risjellë atë motin e nxehtë”, u shpreh meteorologia.

Sa i përket situatës në rajon, Porja u shpreh se sot ka pasur një rënie të lehtë të temperaturave dhe freskim, dhe se në orët e para të mëngjesit, Kosova ka regjistruar temperatura 8 dhe 9°, ndërsa maksimumi pritet të ngjitet në 25 apo 26°.

“Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë gjatë paraditeve me kthjellime, vranësira, reshje të pakta, ku reshjet pak më të theksuara në Kosovë, dhe në Maqedoninë e Veriut vetëm momente me pika shiu. Dita e enjte do të sjellë rrebeshe në disa zona, kryesisht në zonat kufitare me Shqipërinë.

Dhe nga e premtja dhe në vijim presim që edhe Kosova, Maqedonia e Veriut të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë. Në fakt, të premten dhe në vijim do ketë një rritje të theksuar të motit dhe të temperaturave. Termometri në Kosovë do të ngjitet në 30 apo lehtësisht mbi 30 dhe presim temperatura deri në 33 apo 34 gradë në qytetin e Shkupit të Maqedonisë së Veriut.

Temperaturat do të jenë relativisht të larta, duke qenë se Kosova gjatë këtyre ditëve do të jetë ku termometri do të jetë jo më shumë se 23-24°, por presim që të dielën edhe në Prishtinë termometri të ngjitet në 27 apo 28°, duke bërë motin pak më të nxehtë.

Prezenca e lagështirës, e cila do të vijojë në fakt edhe në fundjavë, pasi në javën tjetër kemi edhe largim të lagështirës, do të bëjë që të ndihet nxehtë, sidomos le të themi nga ora 11 deri në orën 2-3 të pasdites”, u shpreh ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Operacion masiv antidrogë në Krujë, gjenden fidanë dhe bimë narkotike (VIDEO)

Prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte, efektivë të Policisë së Tiranës dhe të Komisariatit Krujë po kryejnë kontrolle në shkallë të...
13:14 | 23/06/2026

E rëndë në Përrenjas, 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pas një konflikti. Vihet në pranga

Ngjarje e rëndë në fshatin Karakavec të Përrenjasit, ku një 69-vjeçar dyshohet se i ka vënë flakën bashkëshortes së tij pas një konflikti në familje....
13:08 | 23/06/2026

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, përplasen dy automjete pranë fshatit Mifol. Plagosen tre persona (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Fier–Vlorë, në afërsi të fshatit Mifol. Sipas raportimeve paraprake, në aksident janë përfshirë një fuoristradë...
13:03 | 23/06/2026