Amnistia penale, rreth 60 të burgosur do të fitojnë lirinë në burgun e Drenovës
Rreth 60 të burgosur në burgun e Drenovës do të fitojnë lirinë për shkak të zbatimit të ligjit për dhënien e amnistisë, i cili pritet të implementohet më datën 15 Korrik.
Nga amnistia do të përfitojnë edhe ulje dënimi 1 vit për të dënuarit burra dhe 1.5 vite për të dënuarat gra. Nga amnistia nuk përfitojnë subjektet e SPAK dhe të dënuarit për vepra penale tepër të rënda.
Amnistia penale u votua më 18 qershor në seance plenare me 84 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu deklaroi se nga zbatimi i amnistisë përfitojnë 466 persona, të cilët do të lirohen. Sipas tij, mes përfituesve janë 11 gra dhe 1 fëmijë.
Gogu bëri të ditur gjithashtu se 869 të dënuar do të përfitojnë ulje të masës së dënimit, në kuadër të zbatimit të ligjit për amnistinë. Ai theksoi se procesi po ndiqet nga institucionet përgjegjëse, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.
Goditet rrjteti kriminal në Valencia, mes spanjollëve të përfshirë dhe një grup shqiptarësh
Berisha nga Asambleja e IDC-CDI: Do të krijohet një grup pune ndërkombëtar për të mbledhur fakte mbi narko-shtetin në Shqipëri
Zjarr i përmasave të mëdha përfshin zonën e Llamanit në Himarë, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 20:10 Vjedhja në Muzeun e Luvrit, dy të akuzuarit rrëfejnë detaje nga grabitja spektakolare e bizhuterive
- 20:08 Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko paraqit dorëheqjen e saj
- 20:06 Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën
- 20:04 Arabia Saudite intercepton një raketë Huthi, rebelët akuzojnë Riadin për sulmet në aeroportin e Sanaas
- 20:03 Dita e 44-t, vijon protesta qytetare para Kryeministrisë
- 19:36 Goditet rrjteti kriminal në Valencia, mes spanjollëve të përfshirë dhe një grup shqiptarësh