Investimi në Durrës, Spaho: Mallrat e importit do shkarkohen në Mal të Zi ose Greqi

18 Nëntor 2022 | 17:25

Eksperti i ekonomisë, Mateo Spaho thotë se pas investimit në Portin e ri turistik të Durrësit, Shqipëria nuk do të ketë një port të përshtatshëm dhe me infrastrukturën e duhur për të marrë mallra nga importi.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spaho u shpreh se mallrat e importit, mund të vijnë në Shqipëri, pasi të shkarkohen në Portin e Tivarit në Mal të Zi, apo të Selanikut në Greqi.

“Së pari, vetë procedura është problematike. Jemi në një situatë ku është porti më i rëndësishëm edhe për aspektin i nfrstrukturor për hyrjet dhe daljet nga Shqipëria, sidomos për transportin e mallrave. Mungesa e këtij porti, do të krijojë problematika të mëdha, sa i përket Shqipërisë dhe sa i përket furnizimit që ne kemi me vendet e tjera me anë të detit.

Porti që ngelet më pas dhe që i ka infrastrukturat e domosdoshme për ngarkim-shkarkim, është Porti i Barit, ose i Tivarit në Mal të Zi. Importet, duke filluar nga ushqimet, apo lëndët e ndërtimi, do të vijnë nga Mali i Zi, ose do të shkarkohen në Selanik. Portet e tjera që  ne kemi, nuk i kemi kapacitetet për të përpunuar këto mallra”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023