Kur do të tërhiqet nga futbolli? Flet Cristiano Ronaldo
Edhe pse për pak muaj do të mbushë 38 vjeç, Cristiano Ronaldo dëshiron të luajë ende në nivele të larta.
Në një intervistë të dhënë për “Talk TV”, portugezi u shpreh se mund të tërhiqet nga futbolli në moshën 40-vjeçare.
Megjithatë, Ronaldo theksoi se nuk i dihet se çfarë ndodh në jetë dhe gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt.
“Dua të luaj edhe dy vjet më shumë, tre vjet më shumë. Pra, maksimumi dy ose tre vjet. Dua ta përfundoj në moshën 40-vjeçare. Por nuk e di, nuk e di të ardhmen. Ndonjëherë ju planifikoni një gjë për jetën tuaj dhe siç e kam thënë shumë herë, jeta është dinamike. Dhe kurrë nuk e dini se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Ronaldo.
Ronaldo dhe Manchester United janë në krisje totale, pas intervistës së lançuar me gazetarin anglez Piers Morgan ku tregoi se ndihej i tradhtuar nga “Djajtë e Kuq”.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së