‘Besimi i shqiptarëve te të huajt’, Kasmi: Barometri, zë për ankesat e qytetarëve
Ish-zëvendës ministrja e Drejtësisë, Brikena Kasmi thotë se shqiptarët u besojnë ndërkombëtarëve, sepse nuk ka kanë besim te institucionet qendrore, por edhe ato lokale në vend dhe i konsideroi të huajt, si një ‘dritare’ shprese.
Në një intervistë për Euronews Abania, Kasmi u shpreh se emisioni “Barometri”, i cili zhvilloi sondazhin, po i jep zë ankesave të qytetarëve dhe është gjëja më e mirë që një media mund të bëjë.
“Unë do thoja në fakt që është lajm i mirë, për hir të së vërtetës. Unë do të thoja dhe gjithmonë flas me nota të larta për këtë emision, për “Barometrin”, sepse është nderi më i madh që mund t’i bëjë një media shqiptarëve. E kam fjalën, shpesh këto ankesat që ne i kemi me zë të ulët nën tavolinë, jo ne, por çdo shqiptar, edhe sikur në kafenetë afër institucioneve, do dëgjosh që edhe ata që punojnë në institucione kanë ankesat e tyre dhe kjo pjesa e ankesave është bërë një mentalitet shumë i madh i shqiptarëve.
Emisionet si “Barometri” bëjnë nder, pasi shprehin ekzaktësisht zërin që ne themi në kafene. Njeriu ndihet shumë më mirë kur e shikon që ajo pakënaqësi që ai shpreh nuk është individuale, nuk është çështje që i përket vetëm një personi, por është një çështje, që në fakt shqetëson të gjithë shoqërinë dhe kjo do të thotë që ka mundësi për të gjetur mekanizmat për ta zgjidhur këtë situatë”, theksoi ajo.
Shqiptarëve ju ngjallin më shumë besim ndërkombëtarët se sa institucionet shtetërore.
Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, Ambasada Amerikane renditet e para si institucioni me besueshmërinë me të lartë me 33.2% pasuar nga delegacioni i BE me 30.7% dhe OSBE me 23%.
LEXONI GJITHASHTU
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)