Hoti akuza Kurtit për dialogun me Serbinë: S’ka lidership, po qeveris pa vizion
Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdulla Hoti, i cili ka shërbyer më parë si kryeministër në vend, ka akuzuar kreun aktual të qeverisë, Albin Kurti në lidhje me dialogun me Serbinë dhe situatën e krijuar në veri për shkak të vendimit për targat.
Hoti u shpreh për “Kosova Press”, se Kurti po tregon që nuk ka lidership në vendimmarrje në nivele të tilla të dialogimit.
Sipas Hotit, Kurti me politikat e tij, ka bërë që Kosova të bisedojë në Bruksel për targat të automjeteve dhe të anashkalohet marrëveshja finale me njohje reciproke.
“Më shumë e shoh si qeverisje pa asnjë lloj vizioni. Një injorancë totale në këto relacione, në të bërit politikë në nivele të tilla. Këto nuk janë çështje të politikës lokale që ti e bënë një veprim i frymëzuar nga militantët e partisë për t’iu kënaqur apetitet. Pavarësisht se qeveria ka të drejtë, më shumë e shoh në drejtimin e mungesës së lidershipit, dhënies së peshës së nevojshme të vendimmarrjes në këto nivele.
Po bisedojmë për targat të automjeteve, e cila është një çështje ligjore dhe kushtetuese, por nuk jemi duke diskutuar për marrëveshjen finale me njohje reciproke. Si rezultat i kësaj ka ndërruar komplet fokusi nga qeveria e kaluar në këtë qeveri për marrëveshjen përfundimtare, për njohjen reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”, theksoi ai.
Ditën e djeshme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një bisedë me këshilltarin në Deparatamentin e Shteteve të Bashkuara, Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë me Serbinë.
Ky reagim vjen, pasi Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç janë ftuar në Bruksel për një dialog në nivelin më të lartë, pas tensioneve për vendimin për targat.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme