Escobar: Pres një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës në ditët në vijim
Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar shpreson se Beogradi dhe Prishtina do të arrijnë një marrëveshje në ditët në vijim për uljen e tensioneve në veri.
Escobar i bëri thirrje dy vendeve që të tregojnë fleksibilitet maksimal dhe të arrijnë një marrëveshje para 21 nëntorit, datë kur do të fillojnë gjobat në veri për ata që nuk kanë automjetet me targat RKS, shkruan Euronews Serbia.
“Palët duhet të dyfishojnë detyrimet e tyre ndaj dialogut, duke përfshirë zbatimin e marrëveshjeve tashmë të nënshkruara, që nënkupton fillimin e negociatave për themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe”, theksoi ai.
Sipas tij, ngjarjet e fundit në veri të Kosovës janë shqetësuese.
“Tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet. Të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetin”, nënvizoi Escobar.
Ditën e djeshme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një bisedë me këshilltarin në Deparatamentin e Shteteve të Bashkuara, Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë me Serbinë.
Ky reagim vjen, pasi Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç janë ftuar në Bruksel për një dialog në nivelin më të lartë, pas tensioneve për vendimin për targat.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë