Berisha në Panairin e Librit: Rama, një armik i egër i kulturës

19 Nëntor 2022 | 12:07

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar kryeministri Edi Rama, një armik të egër të librit dhe të kulturës.

Nga Panairi i Librit, Berisha tha se Rama po shkatërron trashëgiminë kulturore, teksa shtoi se libri në Shqipëri, tatohet më shumë se në çdo vend të Evropës.

“Për kulturën, për letrat shqipe. Por unë jam këtu jam këtu për të dënuar politikën anti-libër, anti-kombëtare të Edi Ramës, të këtij armiku të egër të librit, të kulturës, të këtij anti-shqiptari që i vendosi buldozerët Teatrit Kombëtar. Mbuloi me ndërtime 120 objekte të trashëgimisë kulturore, që po rrënon Butrintin dhe vlera të tjera të mëdha. Por jam këtu për të denoncuar qendrimin anti-libër të tij.

Shqiptarët duhet ta dinë se libri këtu tatohet më shumë se kudo në Europë. Shqiptarët duhet ta dinë se ato përpjekje që u bënë për të krijuar, jetësuar bibliotekat në të gjitha shkollat e vendit, ato fonde që u përcaktuan për të blerë libra për ato biblioteka, u ndaluan me një vendim anti-libër të Edi Ramës.”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026