Sondazhi, Kreshnik Spahiu: Shqiptarët vlerësojnë më shumë të huajt sesa veten
Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se shqiptarët vlerësojnë më shumë të huajt sesa veten.
Teksa komentoi sondazhin e Euronews Albania, Spahiu tha se çdo popull meriton qeverinë që ka.
“Ne vazhdojmë të mbetemi një komb në ndërgjegjen tonë, një komb inferior përballë popujve të huaj. Sigurisht vazhdojnë në traditën negative shekullore, ku ne vlerësojmë të huajt me shumë se veten. Një komb kaq i vogël, të ketë kaq urrejtje dhe mllef ndaj njëri-tjetrit. Vazhdon një popullsi të ketë aq shumë negativitet dhe të shikojë si dritë shprese vetëm të huajt. Duhet pranuar që e keqja e Shqipërisë mbeten përsëri shqiptarët dhe mendoj që kjo është pjesa pozitive. E keqja jemi ne brenda vetes. Çdo popull meriton qeverinë që ka”, u shpreh Spahiu.
Shqiptarëve ju ngjallin më shumë besim ndërkombëtarët se sa institucionet shtetërore.
Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, Ambasada Amerikane renditet e para si institucioni me besueshmërinë me të lartë me 33.2% pasuar nga delegacioni i BE me 30.7% dhe OSBE me 29.7%.
Pas, ndërkombëtarëve janë liderët fetarë, të cilët kanë arritur të sigurojnë me shumë besim se institucionet shtetërore me 23%.
Në listën e institucioneve shtetërore më të besueshme është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 18.6%.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet