Rritet besimi i demokratëve tek opozita, gjetjet e Barometrit

18 Nëntor 2022 | 21:24

Demokratët janë më entuziast për ecurinë e opozitës.

Sipas matjeve të kryera nga Barometri në Euronews Albania në muajin shtator besueshmëria e votuesve të PD tek opozita ishte 9.9%, ndërsa në muajin tetor ka shkuar 17.3%.

Ndërsa numri i demokratëve neutral ka rënë nga 25% në 23.7%. Po ashtu ka rënë numri i votuesve të PD-së që nuk i besonin opozitës.

Po jo vetëm votuesit e PD, por edhe aleatët e së djathtës janë më optimistë për opozitën.

Besueshmëria e votuesve të PD së bashku me koalicionin është rritur nga 28.7% që ishte në shtator në 48.3% në tetor.

Ka pësuar një zbritje numri i atyre që ishin neutral nga 44.8% në 39% gjatë harkut kohorë shtator-tetor.

Një rrënjë të ndjeshme ka pësuar edhe numri i atyre që nuk i besonin opozitës nga 26.6% që ishte në shtator në 12.7% në tetor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026