Për bukën e gojës, Shpëtimi prej 30 vitesh përshkon disa km për të mbajtur familjen
Shpëtimi, banor i njërit prej fshatrave të Korçës çdo ditë, në shi, dëborë, acar, e mjegull, duhet të bëjë këtë “ritual”.
Prej 30 viteve partnerja e tij e rrugës është bërë biçikleta, të cilën e përdor për të shkuar drejt qytetit dhe shitur qumështin që ai prodhon.
Vështirësia dhe rreziku e shoqëron atë ngaherë, për shkak të mungesës së një rruge për biçikleta.
“Vështirë është, e vështirë, por këto kushte kemi sot për sot, edhe ka ndodhur raste që jemi aksidentuar, gjëra të vogla kanë ndodhur”, thotë Shpëtim Shkëmbi.
Ai tregon se është i detyruar ta bëjë këtë punë për të mbajtur familjen me bukë, edhe fitimi është minimal.
“Nuk ka vlerë, por nuk kemi me çfarë të merremi, me se te merremi. Ky është fati jonë, këtë zgjodhëm. Janë çmimet e larta, kosto e lartë dhe qumështi shitet nën kosto. Megjithatë, ne jemi të detyruar të rrojmë. Ne e shesim 130 bidonin, baxhot 200 me qumësht pluhur, ne e kemi safi, puro, dhe shitet nën kosto, ata e përziejnë me pluhur e esenca, marrin dhe fitim”, thotë Shpëtimi.
Mungesa e një tregu është vetëm një nga vështirësitë që përballet Shpëtimi.
“Shteti duhet të bëjë politika të atilla që të rrojnë të tërë, të vërtiten të gjithë, jo një pjesë e mirë rrojnë e një pjesë vuajmë. Ne me biçikleta jetojmë. Jetojmë. 2:21 duhet të japë subvencione siç jep gjithë bota për blegtorinë, ta subvencionoje e të kemi leverdi e ne, të vuajmë por e të marrim punën që bëjmë”, shprehet ai.
Si Shpëtimi, në fshatrat e Korçës janë me dhjetëra shitësit ambulant që tregtojnë qumësht bio.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme