Bojkoti i kampionatit, Dritan Kadia: Katër kërkesat janë premtuar nga vetë Rama
Liga profesioniste e futbollit dhe qeveria prej javësh kanë nisur përplasjet mes tyre për shkak të kërkesave ekonomike që kanë klubet. Dritan Kadia, sekretar i Përgjithshëm i Ligës Profesioniste të Futbollit thotë se, kërkohet që takimi me qeverinë të bëhet vetëm me Kryeministrin për shkak se, vetë kreu i qeverisë ka bërë këto premtime.
“Takimi është kërkuar nga Liga, kemi kërkuar takim me kryeministrin dhe kemi ngrit dhe grupe se si do të bëhet ky takim. Kjo është rrjedhojë. Është inicuar një takim nga ana e FSHF 19 muaj më parë, ku janë bërë premtime nga Kryeministri dhe kanë qenë shumë më tepër se sa nga katër pikat”, tha z. Kadia në ‘Ilva Now’.
Ai shtoi se, e përshëndet caktimin e Fidel Yllit si negociator por pranojnë vetëm që të shërbejë si interlokator mes FSHF dhe qeverisë pasi teknikalitet janë tejkaluar.
Deklarimin e ministres së Financave, Anila Denaj se kërkesat janë shantazh dhe të zv. kryeministrit, Erion Braçe se bëhet fjalë për bojkoti, z. Kadia i komentoi duke thënë se, “liga qëndron jashtë politikës”.
“Ministrja dhe zv. Kryeministri janë njerëz politikë, por liga është jashtë politikës, interesat e ligës janë mbi politikën pasi presidentë të klubeve që kanë përkatësi të ndryshme politike janë bërë bashkë. Qeveria nuk ka vëmendjen e duhur për sportin”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Profesioniste të Futbollit
Kosova ka miratua vetëm pak kohë më parë ligjin e sponcorizimit në sport. Besim Hasani, President i Komitetit Olimpik të Kosovës tregon se në Parlamentin e Kosovës thotë se Shqipëria mund ta marrë për shembull.
“Një biznesmen i suksesshëm kur paguan tatimin mbi fitim, një shumë prej 30% ka të drejtë t’ia japë sportit. Deri tani ka mbi 200 kontrata të lidhura nga kjo formulë mes biznesit dhe sportit. 30 milionë euro gjatë një viti është potenciali i investimit”, tha z. Hasani.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 07:10 Kina kufizon fluturimet e avionëve të vegjël pas aksidentit në Pekin
- 07:06 Shpërthim në Monako, tre të plagosur, autori la një çantë jashtë ndërtesës me lëndë plasëse
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00