‘Të lindur së prapthi’, Rita Petro vjen në panair me një libër të ri 

19 Nëntor 2022 | 21:48

Një rrëfim autobiografik, nisur nga individualiteti i një autoreje si Rita Petro e cila nuk ka aspak frikë ta konsiderojë veten të lindur së prapthi. Ky është titulli i librit, që shkrimtarja provokuese të cilën deri më tani ishim mësuar ta shihnim në zhanrin e poezisë, sjell në një tjetër zhanër, atë të prozës.

“Në fakt kam shkruar gjithmonë poezi dhe nuk e kam menduar më dukej vetja ndonjëherë sikur nuk dija të rrëfeja, por ky libër ka shumë kohë në fakt në kokën time dhe në fillim e mendoja si poemë. Kur fillova ta shkruaja më erdhi shumë për mbarë në prozë dhe pikërisht poezia më ka ndihmuar që të nxjerr ato mbresa, ato ndjesitë që ne i mbajmë të fshehta brenda vetes t’i ndriçoj edhe ato që ne i mbajmë si sekrete brenda vetes që ne i quajmë si biseda sirtari, por që kam dashur t’i nxjerr në një bashkëbisedim timin me lexuesin”, u shpreh shkrimtarja.

E distancuar nga roli i botueses, Petro sjell për lexuesin përjetimet e një brezi, njëherazi të një vajze që nuk duket se i pëlqente të ishte një peshk që ecte me rrymën.

“Nuk e kam treguar kohën e diktaturës si një kronikë, si një ngjarje, por thjesht si mbresat e një fëmije dhe pikërisht stili i fëmijës më ka ndihmuar për të dhënë sinqeritetin dhe për ta bërë sa më interesante sepse normalisht aty është jeta ime nga fëmijë i vogël deri në maturë”, tregon Petro.

Një libër emocionues, një bashkëbisedim i Ritës me Ritën e vogël. Një takim  me absurdet e atëhershme dhe të tanishme në zbulim të vazhdueshëm të vetvetes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026