‘Libri, produkt luksoz për kohën’, Ahmeti: S’duhet të jemi nostalgjikë
Poetja Mimoza Ahmeti thotë se çështja e leximit duhet lidhur me fushën kërkimore, pra lidhjen e një personi me një interes të caktuar.
Në emisionin Review, në Euronews Albania, Ahmeti u shpreh se libri në vetvete është produkt luksoz për kohën, duke qenë se njerëzit sot janë përballë një morie informacioni që kërkon të riorganizohet.
“Libri është sistem simbolik i shkruar në kohën dje, informacioni është sot. Kjo na bën të mendohemi; ja po marrë 200 faqe për diçka të shkruar dje, por sa më hyn në punë sot. Është kjo mospërputhje që vë në dyshim faktin që vërtetë vetëm leximi është burimi i informacioni. Ka burime të tjera? Unë them se po. Sot është edhe telefoni. Është çështje kuptimi që evoluon. Njerëzit në epokën dixhitale lexojnë në mënyrë të selektuar”, tha poetja.
Sipas saj, nuk duhet të jemi nostalgjikë pse s’po lexohet kaq shumë pasi nuk e kemi më komoditetin dhe durimin.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë