Hakmarrja, Turqia kryen 20 sulme terroriste në Siri
Të paktën 12 persona, përfshirë ushtarë sirianë dhe luftëtarë kurdë, u vranë në qytetin sirian të Kobanit në një bombardim gjatë natës që ishte pjesë e operacionit të Ministrisë së Mbrojtjes turke.
Ngjarja ndodhi në përgjigje të sulmit terrorist të 13 nëntorit në Stamboll.
Objektivat e sulmeve turke ishin pozicionet e Forcave Demokratike Siriane në Alepo dhe Hasaka në verilindje, kryesisht në Kobani, e cila ndodhet pak larg kufirit me Turqinë.
I pranishëm në Qendrën Operative të Forcave Ajrore Turke mbrëmë ka qenë edhe ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, i cili ka dhënë urdhrin për fillimin e operacionit.
Millî Savunma Bakanı Hulusi Akar, beraberinde Genelkurmay Başkanı Org. Yaşar Güler ve Kuvvet Komutanları ile Pençe-Kılıç Hava Harekâtı’nı, Hava Kuvvetleri Harekât Merkezinden sevk ve idare etti.https://t.co/nliSmpStzB#MSB #HulusiAkar pic.twitter.com/IMXii4kswJ
— T.C. Millî Savunma Bakanlığı (@tcsavunma) November 20, 2022
Ministria turke njoftoi se operacioni u krye në bazë të së drejtës për vetëmbrojtje që rrjedh nga neni 51 i Kartës së OKB-së, me qëllim eliminimin e sulmeve terroriste nga Iraku verior dhe Siria.
Qëllimi, sipas Ankarasë, është sigurimi i kufijve dhe eliminimi i terrorizmit në rrënjë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve