Ministrja Krifca siguron fermerët: Kemi nën monitorim situatën e motit të keq
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca siguroi fermerët se janë duke mbikëqyrur situatën e shkaktuar prej motit të keq në Shqipëri.
Ajo deklaroi se janë duke mbajtur në monitorim të gjithë hidrovorët përmes Drejtorive të Ujitje Kullimit, ndërsa sqaroi se deri tani gjithçka është në nivele normale.
“Drejtoritë janë në gatishmëri dhe komunikim të vazhdueshëm me strukturat e Emergjencave Civile, Bashkitë dhe OSSHE. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, me anë të katër Drejtorive Rajonale është në kontakt me fermerët dhe kujton rekomandime të hollësishme se si ata duhet të tregohen vigjilentë për të marrë masa në mbrojtje të shëndetit dhe jetës së kafshëve në fermë dhe prodhimeve bujqësore,” – shkroi Krifca në faqen e saj në Facebook.
Ministrja theksoi se rreziku i shkarkesave elektrike nga kushtet klimatike kërkon kujdes të veçantë në tufat e blegtorisë që ndodhen në kullota, ndërsa intensiteti i lartë i reshjeve të shiut mund të shkaktojë përmbytje të tokave bujqësore apo serave.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West