Përmbledhje| Situata prej motit të keq në Shqipëri
Qyteti më problematik në territorin e Shqipërisë aktualisht është Shkodra, e cila këtë të diel ka rikthyer imazhet e përmbytjeve të viteve më parë.
Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga ka raportuar se niveli i lumit Kir në Shkodër është rritur për shkak të reshjeve të dendura.
Gjithashtu zona e Bardhajve ka pasur prani të ujit në oborret e banesave.
Disa toka bujqësore janë përmbytur pasi lumi Gjadër ka dalë nga shtrati. Shtyllat elektrike janë dëmtuar gjithashtu si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Problematike është dhe lagjja “Ajasëm” ku e vetmja mënyrë që banorët të komunikojnë me pjesën tjetër të qytetit janë varkat. Në 10 banesa ka prezencë uji.
Harku i Berdicës” në hyrje të Shkodrës është mbuluar nga uji gjithashtu. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri me dije se 4 familje janë evakuuar.
Në disa zona në këtë qytet uji shkon deri në 50 centimetra. Për shkak të prurjeve të shumta kanë nisur dhe shkarkimet në hidrocentralin e Vaut të Dejës.
Kryeqyteti ka parë përkeqësim të motit këtë të diel. Për shkak të reshjeve të dendura që kanë nisur që prej mbrëmjes së të shtunës niveli i lumit Lana është rritur.
Shiu ka bllokuar trafikun. Policia Rrugore, ajo e Rendit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët dhe shoferët me përkeqësimin e kushteve të motit.
Ndërkohë, prej mbrëmjes së të shtunës Durrësi është përfshirë nga reshje intensive shiu, rrebeshe dhe shkarkesa elektrike.
Era e fortë dhe reshjet kanë sjellë probleme gjatë natës në zonën e Dukatit, në Vlorë dhe në rrugën Transballkanike.
Disa pemë të mëdha kanë rënë dhe kanë penguar qarkullimin. Është dashur ndërhyrja e efektivëve zjarrfikës për të hapur dhe pastruar rrugën.
Edhe në unazën e re të qytetit, në lagjen “10 korriku” në Vlorë, si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar pemët dhe është bllokuar qarkullimi rrugor.
Kujtojmë që lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit është pezulluar deri ditën e martë në orën 22:00. Në Radhimë, Dukat, Llogora e Orikum është ndërprerë për pak orë energjia elektrike.
LEXONI GJITHASHTU:
37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’