Moti i keq pushton vendin/ Situata problematike në Shkodër, Vlorë e Lezhë

20 Nëntor 2022 | 18:53

I gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut që prej mbrëmjes së të shtunës. Në qarkun e Shkodrës situata është problematike.

Në lagjen “Ajasëm” e vetmja mënyrë për banorët për të komunikuar me pjesën tjetër të qytetit janë varkat.

Ne 10 banesa ka prezencë uji ndërsa banorët thonë se askush nuk ka shkuar për tu interesuar për gjendjen e tyre.

“Uji është futur brenda banesës. Ka shkaktuar dëme në rroba e mobilje. Deri më tani nuk ka ardhur askush”- shprehet banori.

Dalja nga shtrati i lumit Gjader ka shkaktuar përmbytje në toka bujqësore dhe ka dëmtuar disa shtylla elektrike.

Edhe Lumi Kir si pasojë e reshjeve ka rritje të konsiderueshme të nivelit të tij. Si rezultat i reshjeve te shumta ka dalje të përrenjve nga shtrati dhe përmbytje të një sipërfaqje prej 400 hektar në Fushën e Muriqanit Njësia Administrative Ana e Malit.

Nga Lezha, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pohoi se janë bërë tre evakuime në Malësi të Madhe.

“Forcat e armatosura janë në dispozicion dhe me mjete dhe me njerëz për të ndihmuar banorët nëse do të ketë nevojë për evakuim apo kur ka pakalueshmëri. Kemi pasur vetëm 3 evakuime” – thotë Peleshi.

Në qarkun e Vlorës ka pasur erë të fortë dhe reshjet kanë sjell probleme gjatë natës në zonën Dukat fushë. Rrëzimi i disa pemëve ka sjellë probleme në qarkullim dhe është dashur ndëryrja e zjarrfikësve për të bërë të mundur hapjen e rrugës.

Edhe në lagjen 10 korriku në Vlorë si dhe ne rrugën Transballkanike ka pasur rrëzim të pemëve dhe bllokim të qarkullimit rrugor.

Ndërsa lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit është pezulluar deri ditën e marte ora 10 e darkës.  

Edhe Durrësi që prej mbrëmjes së të shtunës është përfshirë nga reshje intensive shiu, rrebeshe dhe shkarkesa elektrike.

Këtë të diel thuajse të gjitha akset kryesore të qytetit janë zgjuar nën pushtetin e ujit.

Si pasojë e situatës së krijuar për shkak të reshjeve të shumta në vend disa zona në Shkodër e Vlorë vuajnë ndërprerjen e energjisë elektrike.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton në aksin Bajram Curri-Valbonë, Hani i Hotit-Tamarë ka pasur rënie inertesh në rrugë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026