Kreshnik Çollaku: Protesta e 6 dhjetorit është e gabuar, mund të prodhojë incidente
Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku është shprehur se protesta që do të zhvillohet më 6 dhjetor është e gabuar.
I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, Çollaku theksoi se atë ditë siguria do të jetë e shtuar në vend dhe mund të krijohen incidente me zhvillimin e protestës.
Ai tha se kjo do të ishte një dhuratë për kryeministrin Edi Rama.
“Reagimet e qeverisë për protestën janë totalisht skandaloze. Për mendimin tim protesta është e gabuar, në një moment të tillë sepse i bëjmë dhuratë të pamerituar Edi Ramës. Mendoj se është një vendim i marrë në gjaknxehtësi sepse argumenti se duhet t’i tregojmë miqve europiane se çfarë ndodh në Shqipëri nuk qëndron. Protesta në Tiranë është e rrezikshme sepse mund të hap keqkuptime.
Në momentin që në Tiranë të vjen një elitë aq e lartë politike, dhe parametrat e sigurisë janë të shtuar në vend. Mund të ketë incidente dhe është një dhuratë të pamerituar Ramës. Ndërkohë një protestë e madhe mund të bëhej dhe në datën 5 ose 7”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Dom Mark Pashkja: Njoh njerëz që kanë ndryshuar gjininë, kanë bërë operacione dhe janë penduar
Pastori Pano: Terapia me hormone për transgjinorët po shkatërrojnë familjet!
“Po luajnë teatër për BE-në,” aktivisti: Terapia hormonale një tjetër shfaqje për t’i rënë në sy
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje