Stano: I takon Kosovës të zbatojë Marrëveshjen për bashkësinë e komunave serbe, të ratifikuar në 2013-n

17 Shtator 2020 | 11:35

Zëdhënësi i Komisionit Evropian për çështjet e politikës së jashtme dhe sigurisë së BE-së, Peter Stano, sqaroi sot se të dyja palët, Kosova dhe Serbia, kanë rënë dakord për ndarjen e dy temave që ishin parashikuar për sot, në dy takime të veçanta, për shkak të kompleksitetit të këtyre temave. 

I pyetur gjatë konferencës së mesditës pse BE ndryshoi qëndrimin për temat e dialogut të sotëm në nivel ekspertësh mes Kosovës dhe Serbisë, dhe si mund të ndryshojnë temat pa marrjen e dakordësisë nga të dyja palët, duke qene se Serbia nuk ishte dakord që të mos flitej sot për Bashkësinë e Komunave Serbe në Kosovë, zëdhënësi i Komisionit Evropian për çështjet e jashtme dhe sigurinë e BE-së, Peter Stano, përsëriti se BE nuk komenton përmbajtjen e bisedimeve që zhvillohen në nivel ekspertësh, ndërsa palët kanë rënë dakord që sot të bisedohet vetëm për pretendimet financiare dhe në takimin e pas disa ditëve për Bashkësinë e Komunave Serbe në Kosovë.

“Dhe kur flasim për agjendën e takimit të sotëm ku kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia janë kthyer në Bruksel sot për të përparuar në një tjetër raund bisedimesh, siç u ra dakord të hënën e kaluar nga Presidenti Vuçiç dhe Kryeministri Hoti, ata u morën vesh të ndjekin bisedimet për zgjidhjen e pretendimeve financiare të palëve dhe për zgjidhjen për komunitetet jo-shumicë, në nivel ekspertësh dhe kryenegociatorësh. 

Dhe meqë këto bisedime janë shumë të komplikuara, të dyja palët ranë dakort që t’ia kushtojnë të gjithë takimin e sotëm zgjidhjes së pretendimeve financiare të palëve, dhe në takimin e ardhshëm, për zgjidhjet për minoritetet jo-shumicë, që do të zhvillohet në ditët që vijnë”, tha ai.

I pyetur se si shpjegohet që Kosova nuk e ka respektuar Marrëveshjen e arritur mbi 7 vite më parë për Bashkësinë e Komunave Serbe, Stano u përgjigj se i takon Kosovës të respektojë detyrimin ndërkombëtar që ndërmori me ratifikimin prej 2/3 të Marrëveshjes nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2013, si dhe të propozojë rrugëzgjidhjen për zbatimin e saj.

“Në lidhje me Bashkësinë, mund vetëm të rikujtoj se në vitin 2013 Kosova hyri në një marrëveshje për të ngritur Bashkësinë e Komuniteteve të Komunave Serbe. Kjo marrëveshje u përmbyll në mirëbesim, nga të gjitha palët e përfshira, dhe nuk është hequr apo anuluar kurrë. Dhe kjo marrëveshje u ratifikua nga Kuvendi me një shumicë prej 2/3, dhe duke bërë këtë Kosova ndërmori një detyrim ndërkombëtar për ta zbatuar Marrëveshjen. Pra i takon Kosovës të propozojë një rrugëzgjidhje për ta zbatuar këtë Marrëveshje”, tha Stano.

Dialogu në Bruksel po vijon ndërkohë mes palëve, me ndërmjetësimin e Miroslav Lajçak, sot për temën e pretendimeve financiare nga të dyja palët, dhe pas disa ditësh për atë të Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026