“Djalin në spital”, e moshuara me lot në sy: S’kam të ardhura, ç’do bëhet me ne
Një e moshuar, e cila është prekur nga përmbytjet dhe është evakuuar në një nga konviktet e qytetit të Shkodrës, me lot në sy është shprehur se vërshimet ujit i kanë shkatërruar çdo gjë.
Për mikrofonin e Euronews Albania, ajo tha se uji i ka shkatërruar mobiljet, por edhe ushqimin për bagëtitë.
Në tej ajo theksoi se kanë pak të ardhura ndërkohë djali i saj aktualisht ndodhet në spital.
“Me na myt krejt më mirë. Jemi përmbytur disa herë. Djalin e kam të sëmurë në spital. Erdhën ushtarët dhe na nxorën me gomone. Janë te më ngordh bagëtia. Kam pas 200 denga bar, mi ka përmbytur uji. Pulat kanë shkuar dëm. Të gjithë mobiljet na janë shkatërruar. Se dimë ça do bëjmë. Vetëm me u mbyt në Dri. Unë kam vetëm një pension. Asnjë nga ne nuk është në gjendje të punojë”– thotë një tjetër.
Sakaq vajza e të moshuarës u shpreh se është me ilaçe ndërkohë që merr vetëm një pension dhe pak para nga kempi.
“Jam me ilaçe, jam me tension, diabet. I morëm ilaçet para se me dalë nga shtëpia. Marrë vetëm një pension. Një shi me na ra na përmbyt”- theksoi ajo.
Situata vijon të mbetet problematike në qarkun e Shkodrës, për shkak të reshjeve të dendura të shiut të ditëve të fundit.
Mbi 480 familje aktualisht janë nën ujë dhe deri më tani janë evakuuar 30 familje. Zonat më problematike janë në njësitë: Dajç, Velipojë, Gur i Zi, Bërdicë dhe një lagje e qytetit, Ajasëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut