Rasti “Zhvatja”, në gjyq del emri i një tjetër prokuroreje speciale

6 Dhjetor 2019 | 18:43

Biznesmeni Jordan Kamçev, gjatë dëshmisë së tij në procesin gjyqësor “Zhvatja”, përmendi edhe prokuroren speciale Lile Stefanova si të përfshirë në aferën disa milionëshe. Ai tha se përveç Katica Janevës, e cila ka kërkuar para për ta liruar atë nga paraburgimi dhe përndjekja, edhe Lile Stefanova i kërkoi një klinikë stomatologjike për vajzën e saj.

Të përfshirë sipas Kamçev, janë edhe një avokat dhe motra e tij gjykatëse. Ai e denoncoi rastin pas konsultimit me shefin e shërbimit sekret, që e ka mik, dhe me kryeministrin Zoran Zaev.

“Kush mendoni se i ka nënshkruar vendimet? Kam dëgjuar vetë se si Katica Janeva i ka dhënë urdhra Stefanovas për veprime joligjore. Meqë urdhrat kanë qenë joligjore, pse ajo nuk e ka denoncuar Katica Janevën te prokurori publik?” – tha në sallën e gjyqit dëshmitari Jordan Kamçev.

Kamçev shpjegoi se disa njerëz kishin ardhur për t’i çuar fjalë nga Katica Janeva dhe Bojan Jovanovskit se, nëse dëshiron të shpëtojë duhet të paguajë, e nëse nuk paguan, ndaj tij do të hapeshin edhe të paktën katër procese të tjera gjyqësore.

Çifti Jordan dhe Ana Kamçev, pasi siguruan këstin e parë të zhvatjes prej 350 mijë eurosh ia dërguan Bojan Jovanovskit. Ky i fundit i kishte shpërndarë paratë më pas tek bashkëpunëtorët në kuti këpucësh.

Kamçev i tha gjykatës se ka edhe biznesmenë të tjerë që kanë qenë pre e shantazhit të Bojan Jovanovskit, por që nuk kanë marrë guximin ta denoncojnë. 

Në seancën e ardhshme pritet të dëshmojnë bashkëshortja e biznesmenit, Ana Kamçeva e cila duke pasur bashkëshortin në burg, u ka dhënë paratë shantazhuesve. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026