Berisha: Kjo fatkeqësi natyrore nuk është dora e Zotit, por dora e robit hajdut
Kreu i PD-së Sali Berisha nga Shkodra është shprehur se përmbytjet nuk kanë ardhur nga Zoti por nga dora e njeriut ndërsa i është referuar qeverisë.
Në një deklaratë për mediat, ai hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministres Belinda Balluku duke thënë se ka pasur keqmenaxhim të kaskadës të diktuar nga vjedhja qeveritare.
“Kjo fatkeqësi natyrore sigurisht nuk është e rrallë, por krejt e veçantë kësaj here, është gjithçka jo dora e Zotit, por dora e robit hajdut.”
Pse e them këtë?! Jua shpjegoj… E them unë këtë, sepse kjo u krijua kryekëput nga keqadministrimi i kaskadës absolutisht të diktuar nga vjedhja qeveritare.
Çfarë ka ndodhur?! Gjatë këtyre ditëve, që ta dinë qytetarët mbarë, Edi Rama dhe ministrja e tij Balluku, nuk kanë prodhuar energji, por kanë blerë energji me 226 megavatin në bursë! Në një kohë kur energjia e kontraktuar 10 milionë euro mund të prodhohej pa asnjë lloj kufizimi, pasoje, në kaskadën e Drinit”- thotë Berisha.
Më tej ai shprehet se Edi Rama fajin e gjen tek mediat dhe opozita dhe opozita për katastrofën që krijoi vetë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset