Fëmijët dhe gratë shqiptare në kampet e Sirisë, Hazizaj, Gura dhe Dyrmishi flasin për kthimin e tyre në ‘Ilva Now’

17 Shtator 2020 | 17:25

Për gati 80 shqiptarë mendohet të kenë mbetur në kampet e Sirisë, mes të cilëve 50 gra dhe fëmijë, qeveria shqiptare ka vendosur të pranojë dhe të punojë për kthimin e tyre.

Altin Hazizaj një ndër themeluesit e Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, thotë se, qeveria shqiptare është përgjegjëse për këta qytetarë pasi ata janë shtetas shqiptarë pavarësisht se disa mund të kenë lindur në Siri.

“Qeveria nëpërmjet Ministrisë së Brendshme dhe në koordinim me OKB kishin një plan të gatshëm për të rikthyer fëmijët, gratë dhe persona që kanë qenë në Siri. Mes tyre mund të ketë persona që kanë kryer krime dhe duhet të ndiqen penalisht. Ka njerëz që janë mashtruar por ka edhe nga ata që besojnë se dhuna është zgjidhje”, tha Hazizaj.

Ndërsa Ylli Gurra, ish-myftiu i Tiranës thotë se, ky është problemi i parë i madh që Komiteti Mysliman i Shqipërisë po ndesh në 100 vjet histori. Ai tha se ky problem dëmton imazhin e myslimanëve në Shqipëri por edhe është një gangrenë për shtetin.

“Boshti dhe thelbi i fesë nuk ka asnjë lidhje më me këtë shpëlarje truri të mirëfilltë. Një pjesë hoxhallaraësh e bënë këtë pas pranverës arabe, stimuluan besimtarët të vajtur të çlirimit të Sirisë. U deshën 7-8 vite që të kuptonin se atje nuk kishte as çlirim, por vetëm ferr”, tha Gura.

Kurse Arjan Dyrmishi, ekspert i çështjeve të sigurisë thotë se, për personat që qëndrojnë në kampet e Sirisë janë në rrezik që të radikalizohen sa më shumë që do të qëndrojnë atje.

“Sa më shumë që këta persona qëndrojnë në këto kampe aq më i madh është rreziku që të radikalizohen. Preokupimi është dhe për vendet pritëse. Në disa vende si Franca, Belgjika, Britania u kanë hequr shtetësinë dhe nuk duan që të kenë të bëjmë më me këta njerëz. Qeveria shqiptare ka vendosur që t’i kthejë’, tha Dyrmishi.

 

Lexoni gjithashtu:

Në kampet e ISIS-it, 80 shqiptarë mes të cilëve 50 gra e fëmijë mendohet të jenë në Lindjen e Mesme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021