Blendi Klosi tregon historinë, falënderon pas 12 vjetësh Andi Bushatin
Ndërsa në “Now me Erla Mëhillin” diskutohej nëse qëndron realizimi i takimit të liderëve të BE-së me ata të Ballkanit Perëndimor në të njëjtën ditë me protestën e Partisë Demokratike, ish-deputeti i PS-së, Blendi Klosi solli në vëmendje një histori të para 12 vjetëve me analistin Andi Bushati.
Ai tha se protesta e opozitës më 6 dhjetor nuk duhet të realizohet sepse nuk ka asnjë arsye të mjaftueshme për t’i zënë rrugën, sipas tij, liderëve të Bashkimit Europian.
Ndërkohë, në këtë linjë, kujtoi se para 12 vjetësh Partia Socialiste ka dalë në protestë me një arsye të fortë, atë të pretendimit se u janë vjedhur votat.
“Kërkuam të hapeshin kutitë, kishim arsye pse dolëm në protestë, bëmë grevë urie, 200 veta, 60 nga ne shkuan me barela në spital. Mbase asnjë nga ne nuk vdiq, ama 60 u plagosën dhe vuajtëm për atë votën e lirë. Kur ishim ne në protestë, Sali Berisha vajti dogji kutitë dhe ti [iu drejtua Bushatit] ke ardhur aty më ke takuar në protestë dhe të falënderoj tani pas 12 vjetësh,” – tregoi Klosi.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 16:04 Sondazhi i OECD: Shqiptarët shtyjnë daljen në pension për shkak të pasigurisë financiare
- 15:54 Sulmet izraelite, UNICEF: 100,000 fëmijë libanezë rrezikojnë të mbeten pa shkollë nëse klasat nuk riparohen
- 15:44 Stuhi në Elbasan, shiu dhe breshëri shkaktojnë vështirësi në qarkullim (VIDEO)
- 15:36 Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann jep dorëheqjen pas skualifikimit nga Botërori
- 15:29 Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 15:22 Vrau 6 persona në Gjermani, autori ishte arratisur nga një burg në Turqi. Po vuante dënimin për abuzim me vajzën e tij