Rezolutë për Navalny. Parlamenti Evropian miraton draftin që kërkon hetim ndërkombëtar

17 Shtator 2020 | 20:07

Anëtarë të Parlamentit Evropian aprovuan të enjten një rezolutë që bën thirrje për një hetim ndërkombëtar lidhur me helmimin e eksponentit të opozitës ruse, Alexei Navalny.

Dy ditë pas debatit paraprak, ligjvënësit miratuan rezolutën jo detyruese me 532 vota pro, 84 kundër dhe 72 abstenim.

Në këtë draft, Parlamenti Evropian thotë se helmimi i Navalny ishte pjesë e një përpjekjeje sistematike për t’u mbyllur gojën zërave kritikë në Rusi.

Teksti bën gjithashtu thirrje për një hetim mbi shkeljet e dyshuara nga ana e Rusisë të angazhimeve ndërkombëtare në fushën e armëve kimike dhe mbi implementimin e mekanizmave të sanksioneve.

“Është koha t’i japim fund pandëshkueshmërisë së presidentit Putin. Është koha të vendosim sanksione më të mëdha. Le të fillojmë me ndalimin e projektit “Rrjedha e Veriut 2””, deklaroi Anna Fotyga, eurodeputete polake.

Navalny, kundërshtari më i spikatur i presidentit Putin, humbi ndjenjat muajin e kaluar gjatë një fluturimi të brendshëm në Rusi dhe u dërgua në Berlin për mjekim.

Laboratorët në Gjermani, por edhe ata në Francë e Suedi, pas analizave dolën në përfundimin se 44-vjeçari ishte helmuar me një agjent nervor të familjes Noviçok, i përdorur nga ushtria sovjetike.

“Ekzistojnë prova të pakontestueshme se një agjent nervor i grupit Noviçok, i ngjashëm me atë të përdorur ndaj ish-spiunit Sergei Skripal dhe së bijës në mars 2018, u përdor për të vrarë Navalnyn”, tha Josep Borrell, shefi i Politikës së Jashtme të BE.

Nga ana e saj, Rusia ka kryer një hetim paraprak dhe thotë se i duhen më shumë analiza mjekësore paraa se të nisë një hetim penal mbi helmimin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026