Reshjet e shiut, Ulliri: Kërkesat tona për pastrimin e kanaleve u injoruan
Deputetja e PD-së në Durrës Andia Ulliri tha se disa zona në Bubq janë më të prekura nga reshjet e shiut dhe nëse reshjet vazhdojnë me intensitet të lartë rrezikojnë të përmbyten.
Në një intervistë për Euronews Albania, Ulliri theksoi se në Fushë-Krujë mijëra hektarë tokë ndodhen nën ujë.
Më tej ajo deklaroi se kanë bërë kërkesë pastrimin e kanaleve, por që nuk janë marrë parasysh nga askush.
“Disa zona në Bubq janë më të prekura nga reshjet e shiut. Sipas kontakteve të deri më tanishme situata nuk ka kaluar në një agravim ku mund të ketë përmbytje nëpër shtëpi. Në Fushë-Krujë mijëra hektarë toka ndodhen nën ujë. Kemi bërë disa herë paralajmërime që Bubqi mund të përmbytet, dhe kemi bërë kërkesë që të bëhet pastrimi i kanaleve, por që kërkesat tona janë injoruar. Mendoj se çdo institucion duhet të jetë pranë qytetarëve”- tha ajo.
Shqipëria prej tre ditësh është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, ku situata më problematike ka qenë në Shkodër.
Si pasojë e motit të keq dy persona në Malësi të Madhe humbën jetën mesditën e së dielës pasi makina me të cilën po udhëtonin u mor përpara nga rrjedha ujit.
Ndërkohë në Durrës problematike paraqitet situata në zonën e ish-Kënetës, ku ditën e djeshme uji u fut deri në katet e para të banesës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta