‘Situata nën kontroll’, Ndreu: Jo e nevojshme shpallja e gjendjes së emergjencës
Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se nuk është e nevojshme shpallja e gjendjes së emergjencës.
Ai nënvizoi se situata është në kontroll në bashkinë që ai drejton.
“Ka një situatë të rënduar në disa zona, në zonën e Zadrimës, Zojz, Piraj. Situata problematike në fusha. Forcat e bashkisë janë në punë, në gatishmëri. Ka disa persona që janë evakuuar në Gjadër dhe Zojz. Uji nuk është në banesa por në oborret e tyre. Janë tek të afërmit e tyre, ne kemi në dispozicion dhe njësi akomoduese”, u shpreh ai.
“Nuk jemi në një situatë për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Ne po e menaxhojmë vetë situatën. Nuk jemi në situatën ku është e papërballueshme. Të flasësh nga Tirana është e lehtë, ne jemi natë e ditë këtu. Deri tani situata është nën kontroll”, shtoi kryebashkiaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur