‘I njihja nga afër’, kryebashkiaku i Malësisë së Madhe tregon si u mbytën babë e bir

22 Nëntor 2022 | 17:31

Kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj tregoi në Euronews Abania se si ndodhi ngjarja e rëndë dy ditë më parë, ku babë e bir, Pjetër Rushaj, 50 vjeç dhe djali i tij 14-vjeçar u morën nga rrjedha e lumit duke humbur jetën.

Marinaj tha se i njihte personalisht viktimat me cilët kishte njohje familjare, ndërsa tregoi se ngjarja e rëndë ndodhi teksa babai me dy fëmijët, njërën nga vajzat dhe djalin ishin duke shkuar në Bogë, në shtëpinë e tyre të pushimit.

“I kam njohur personalisht, kam pasur lidhje me këtë familje. Kanë qenë duke shkuar në drejtim të Bogës. Sipas asaj që është thënë nga e bija, i është fikur makina. Kanë ngelur, më pas i ka marrë rryma, kanë dalë nga makina por nuk kanë mundur të shpëtojnë. Djali ka qenë shumë i vogël në moshë, i ati 50-vjeçar. Ai lumë jo shpesh fryhet si këtë radhë, quhet përroi i thatë, është edhe me shkëmbinj, pra me pengesa por vërshimi ka qenë shumë i madh. Bashkë me ta ka qenë edhe vajza, dhe sipas dëshmitarëve, kur i është fikur makina, vajzës i ka thënë dil thuaji dikujt për një kavo dhe aty ka ndodhur tragjedia. E njoh si familje, ishte njëri shumë punëtor, kishte tre vajza e një çun të vetëm, ishte burrë në kuptimin e plotë të fjalës”, tregoi Marinaj.

Trupat e Rushajt dhe djalit të tij u gjetën pas më shumë se 15 orësh kërkime. Për kërkimin e tyre u angazhuan polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023