Shqipet e Brukselit, kuqezinjtë në zemër të Europës, diaspora më aktive
Brukseli është një ndër vendet ku kryqëzohen më së shumti rrugët e shqiptarëve. Dhe kjo jo vetëm në aspektin social, por edhe atë politik, ku jo pak herë gjendemi sy e veshë aty për të parë ndonjë dritë jeshile për proceset e integrimit.
Megjithëse shqiptarët e suksesshëm nuk mungojnë në asnjë skaj të botës, duket se kryeqyteti i Belgjikës është një ndër kryesuesit e destinacioneve që ka mikëpritur dhe mikpret mërgimtarë nga të gjithë trojet shqipfolëse.
Prej vitesh ata tashmë kanë ndërtuar dhe konsoliduar një komunitet elitar të mirëorganizuar, që ka në themel rruajtjen e rrënjëve që e lidhin me tokën amë.
Ndërkohë, përveç kultivimit të vlerave tona kombëtare, ata kanë mundur të përfaqësohen edhe me deputetin e tyre në Parlamentin e Brukselit përmes deputetit me origjinë nga Kukësi Ahmet Gjanaj.
Gazetarja Ilinisa Agolli, në ndalesën e saj të radhës është ndalur pikërisht në Belgjikë, ku ka dokumentuar jetën e shqiptarëve të vendosur aty.
“DownTown” sjell emocionet e këtij rrugëtimi me bashkatdhetarët tanë dhe mikëpritësit e tyre si një kartolinë e bukur për të djeshmen, të sotmen, pse jo edhe të nesërmen. Shiheni videon e plotë.
LEXONI GJITHASHTU:
VIDEO/ Mostari, qyteti më i bukur në Hercegovinë që po çmend turistët
Kryebashkiaku i Selanikut: Gjyshja e nënës time është greke, por ka lindur në Korçë
Video/ Roma, vendpritja e shqiptarëve që investuan ëndrrat e tyre
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta