Moti i keq, pezullohen lundrimet e trageteve të linjës Durrës-Bari
Moti i keq vijon të krijojë probleme në daljen e mjeteve lundruese në det të hapur.
Burime nga kapiteneria konfirmojnë për Euronews Albania, se krahas mjeteve të tonazhit të vogël dhe peshkarexhave, sonte nuk do të lundrojnë as tragetet e linjës Durrës-Bari.
“Rigel III” dhe “Af Marina”, parashikuar për t’u nisur rreth orës 23:00 të kësaj të marte, do të nisen pas orës 05:00 të së mërkurës.
Pasagjerët do të imbarkohen sonte dhe do të mbeten në pritje për t’u nisur drejt shtetit fqinj në orët e para të mëngjesit.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur, se nuk do të pezullohet lundrimi në krahun tjetër të Adriatikut.
“Rigel VII” dhe “GNV Blue” do të nisen sonte nga porti i Barit në orën 22:00 dhe parashikohet të mbërrijnë nesër rreth orës 07:00.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia