Zelensky e quan Rusinë “shtet terrorist” pasi u vra një foshnje në spital

23 Nëntor 2022 | 12:03

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të mërkurën e quajti Rusinë “shtet terrorist”, pasi një foshnje u vra në një repart të maternitetit pas një sulmi me raketa, në një spital në pjesën jugore të Zaporizhjas.

“Edhe një herë, armiku vendosi të tentojë ta arrijë përmes terrorit dhe vrasjeve atë që nuk ka qenë në gjendje ta arrijë që nëntë muaj dhe që nuk do të mund ta arrijë”, tha Zelensky në Facebook, pas sulmit që ndodhi në spitalin e Vilnyansk.

“Në vend të kësaj, kjo do të shërbejë vetëm si dëshmi për të gjithë të keqen që i është sjellë vendit tonë”, shtoi ai.

Sulmi erdhi përderisa betejat në rajonet lindore të Donetsk dhe Luhansk janë intensifikuar, pas ofensivave nga Rusia.

Shërbimet e urgjencës thanë se ekipet e shpëtimit arritën t’i shpëtonin dy persona nga rrënojat e repartit të maternitetit.

Në fushën e betejës, forcat ukrainase zmbrapsën sulme të shumta ruse në Donjeck dhe Luhansk, sipas informatave të dhëna nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës të mërkurën.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse

Një koalicion prej nëntë shtetesh anëtare të BE-së, plus Islanda dhe Norvegjia, po rrit presionin për të shtrënguar kushtet e vizave për turistët rusë ndërsa...
17:24 | 04/06/2026

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave

Bitcoin ka shënuar një rënie të fortë, duke prekur nivelin më të ulët që nga shkurti dhe duke humbur më shumë se 25% të vlerës...
17:21 | 04/06/2026

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026