‘Të pranohet kërkesa e SHBA-ve’, Haradinaj: Situata në veri drejt përshkallëzimit

23 Nëntor 2022 | 11:48

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se zgjidhja më e mirë aktualisht, për situatën në veri të vendit, do të ishte pranimi në kohë i kërkesës së SHBA-ve, për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat e automjeteve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj u shpreh se në situatën aktuale, duhet të gjendet një zgjidhje, pasi mund të ketë përshkallëzim.

“Të dashur qytetarë, zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë. Në situatën e krijuar tani, duhet të gjendet një zgjidhje, e cila mund të mos jetë e përkryer. Por, pa zgjidhje për gjendjen në veri të vendit, situata është keq dhe drejt eskalimit”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dha detaje të reja për takimin e së hënës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Kurti deklaroi se në tekstin e marrëveshjes kanë qenë katër paragrafë, ku është shkruar edhe për planin franko-gjerman dhe dinamizimin për marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve.

Por, sipas Kurtit, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ndryshoi premisën për marrëveshje, duke u fokusuar vetëm tek ujdia për targa.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026