“Mazhoranca po ndërhyn në zgjedhjet e SPAK”, Hoxha: Kim i bëri thirrje Ramës

23 Nëntor 2022 | 12:23

Gazetari Poli Hoxha ka komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim për zgjedhjet e kreut të ri të SPAK, duke qenë se Arben Krajës në dhjetor i mbaron mandati.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se ka informacione se politika po ndërhyn në zgjedhjet e SPAK, duke shtuar se mesazhi i Kim ishte për kreun e qeverisë Edi Rama.

“Kemi arritur në një fazë kritike të zgjedhjes së kreut të ri të SPAK. Deklarata e Ambasadores është shumë e fortë. Nga informacionet që kam unë ndërhyrjet po bëhen nga politika dhe posaçërisht nga mazhoranca.

Unë deklaratën e Kim e mora si një thirrje  dhe një paralajmërim për Ramën, duke i thënë se nëse ata do ndërhyjnë në zgjedhje do të përballen me SHBA. SHBA ka bërë investim në SPAK, ata kanë vendosur fytyrën te ky institucion. Kemi një përceptim të gabuar për SPAK”- tha ai.

Kim në rrjetet sociale bëri thirrje që procesi i zgjedhjeve të jetë transparent dhe pa manipulime.

“Tani që kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK janë konfirmuar, është thelbësore që procesi të jetë transparent në mënyrë që shefi i ardhshëm të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe historikut dhe të jetë i aftë dhe i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë ose ndikojnë në drejtësi, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK – si reforma në drejtësi – duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë”, ka shkruar ambasadorja Kim në Twitter, ditën e djeshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se edhe kjo javë do të jetë nën...
10:32 | 29/06/2026

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026