Hyrja e ushtarëve serbë në Karaçevë, Vetëvendosje kritikon qeverinë për papërgjegjshmëri

18 Shtator 2020 | 17:21

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka raportuar në Kuvend për rastin e hyrjes së ushtarëve serbë në territorin e Kosovës, dy muaj më parë në fshatin Karaçevë.

Në interpelancën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, Veliut iu faturua dështimi i mbrojtjes dhe kontrollimit të kufijve dhe integritetit territorial të vendit.

Për këtë kërkuan që përmes një rezolute të merren masat e nevojshme për ruajtjen dhe mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të vendit, si dhe vendosjen e një nënstacioni të përhershëm të Policisë së Kosovës në Karaçevë.

Iniciuesja e interpelancës, deputetja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku tha se ndërhyrja e pjesëtarëve serb në territorin e Kosovës është cenim për vendin.

“Hyrja e pjesëtarëve me uniformë të Serbisë në atë zonë është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në sovranitetin dhe cenimi i integritetit territorial të Kosovës. Patrullimi i tyre në rrugët e fshatit Karaçevë u regjistrua nga banorët e fshatit, u dëshmua nga të pranishmit dhe u konfirmua nga Policia. Por u justifikua nën hutim duke u mohua nga qeveria e Kosovës. Qeveria e Kosovës, institucionet e Kosovës në vend të kujdesen për rendin dhe ligjin dhe të sigurojnë mbrojte për qytetarët në këtë pjesë ku vazhdojnë të jenë të ngathta dhe papërgjegjshme. Madje të shfaqin mosbesim ndaj banorëve dhe institucioneve të sigurisë. Vetëpërjashtimi që po bën qeveria e Kosovës nga përgjegjësitë Kushtetuese dhe ligjore për të kontrolluar kufijtë dhe integritetin territorial dhe mbrojtur qytetarët është e papranueshme dhe dëmton integritetin e Kosovës. Kjo sjellje e papërgjegjshme sikur ajo pjesë nuk është në pjesë e  territorit të Kosovës veç sa nxit ndërhyrjet e Serbisë”, tha ajo, raporton Kosova Press.

Ndërkohë, ajo paraqiti dy nga pikat e rezolutës së Vetëvendosjes.

“Institucionet e Republikës së Kosovës të ndërmarrin masat e nevojshme dhe përdorin të gjitha mekanizmat kushtetues për mbrojte të integritetit dhe sovranitetit të Kosovës. Nën dy brenda dy muajve të vendoset një nënstacion i përhershëm i Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës”, tha ajo. Deputetja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku u kërkoi grupeve tjera parlamentare që të votojnë këtë rezolutë.

Lexoni gjithashtu: 

Xhandarmëria serbe në Kosovë, Hoti: Kufijtë janë të sigurt, s’ka vend për panik

KFOR sqaron për Euronews Albania prezencën e xhandarmërisë serbe në Kosovë

Deputeti i VV-së denoncon me video: Xhandarmëria serbe ka hyrë 1 km në kufi të Kosovës

​PDK për hyrjen e trupave serbe në Kosovë: Lejimi i KFOR-it dhe neglizhenca e qeverisë janë të papranueshme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026